Banorët e Kavajës të tronditur nga vrasja e djeshme: Mjerë atij që i ndodh, keq për të dyja palët
Kavaja dhe jo vetëm janë tronditur pasditen e djeshme pasi 48-vjeçari Arjan Gosa u vra teksa pinte kafe me babain e tij.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi në kërkim Habib Rexha, vëllai i Altin (Sali) Rexhës që u vra më 29 mars nga Armando Gosa.
Këto dy ngjarje të njëpasnjëshme, 300 metra larg njëra-tjetrës kanë tronditur banorët e Kavajës. Për vrasjen e djeshme banorët ndjejnë keqëardhje pasi i njohin të dyja palët pasi jetojnë prej kohësh në atë zonë.
Ata thonë se ngjarja është e rëndë për Kavajën.

Ishin fëmijët e gocës duke luajtur këtu. Erdhën dhe thanë o nëna ka ra një bombë te shkolla 24 Maji. Çfarë të themi, keq për të dyja palët.
I njohim, na vjen keq. Vëllazërore është e gjitha. Jemi rritur në një vend me këta i njohim. Nuk di si ta sqaroj, kjo është e tepërt me fol.
Është e rëndë shumë për qytetin e Kavajës.
Problemi është që mjerë atij që i ndodh se çdo baba nuk do që t’i ndodhë kjo te fëmija, por ja që këto gjëra ndodhin.
Rikujtojmë se familja Rexha me origjinë nga Kukësi prej vitesh ishte shpërngulur në Kavajë por kishin patur konflikte për arsye banale me familjen Gosa.
Më datë 29 Mars, Armando (Edmond) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha janë takuar te ‘Kryqëzimi i Valutës’ për t’u sqaruar por debati i tyre agravoi dhe Gosa goditi disa herë me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me armë.

Në momentin që ka ndodhur kjo përballje, Rexha ka qenë me djalin e mitur. Gosa dhe Rexha kanë ndërruar më pas jetë në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



