Banorët e Kombinatit në protestë: Mbështetje për SPAK dhe kundërshtim ndaj Veliajt
Tiranë – Banorët e Kombinatit do të dalin sot në protestë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Protesta organizohet nga Grupimi për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Iniciativa Civike “Qyteti Ynë”, të cilët denoncojnë një aferë të dyshuar korruptive në ndërtimin e një pallati në zonën e Kombinatit.
Sipas organizatorëve, Veliaj dhe biznesmeni i arrestuar kishin planifikuar ndërtimin e një pallati në mënyrë të parregullt dhe klienteliste. Protesta synon jo vetëm të mbështesë SPAK, por edhe të denoncojë publikisht deklaratat e Veliajt nga burgu.
Detajet e protestës:
• Data: E Diel, 9 Mars 2025
• Ora: 16:30
• Vendi: Shesh-Lulishtja mes pallateve parafabrikate në Kombinat
Organizatorët ftojnë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë tubim, duke e cilësuar atë si një akt kundër korrupsionit dhe një mesazh të fortë për institucionet e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



