Banori i “Ferma VIP” paska ka qenë në romancë me Ema Andrean

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Klodi Dedja, një nga hyrjet më të reja në formatin “Ferma VIP”, ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut që në ditët e para. Me stilin e tij të veçantë dhe natyrën artistike që bie menjëherë në sy, ai është kthyer shpejt në një nga personazhet më të komentuar të spektaklit.

Megjithatë, përtej asaj që publiku po sheh në ekran, një detaj nga jeta e tij personale ka ndezur së fundmi rrjetin.

Bëhet fjalë për një fotografi të vjetër që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Klodi Dedja shfaqet pranë aktores dhe regjisores së njohur shqiptare, Ema Andrea.

Sipas komenteve që shoqërojnë publikimin e fotos, dyshohet se mes tyre ka ekzistuar një lidhje dashurie në të kaluarën. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim publik nga vetë protagonistët, kjo ka mjaftuar për të zgjuar kureshtjen e ndjekësve.

Shumë prej tyre janë shprehur të surprizuar, pasi nuk kishin dijeni për këtë pjesë të jetës së Klodit. Ndërkohë, ky detaj vjen në një moment kur ai po përpiqet të krijojë profilin e tij brenda “Ferma VIP”, duke sjellë jo vetëm anën artistike, por edhe një personalitet që duket se fsheh histori interesante nga e kaluara.

Publikuar nga Publik Media