E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: “Edi Rama është zyrtarisht avokati i të pandehurës Balluku”
Flash

Bardhi: “Edi Rama është zyrtarisht avokati i të pandehurës Balluku”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku. Sipas Bardhit, Rama po vepron tashmë jo vetëm si kryeministër, por si “avokat personal” i një zyrtareje të pandehur për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“Rama është zyrtarisht avokati i të pandehurës Balluku,” deklaron Bardhi, duke shtuar se reagimet e kryeministrit tregojnë qartë frikën e tij nga drejtësia dhe lidhjen e pandashme me aferat e qeverisë që tashmë janë në hetim nga SPAK.

Bardhi theksoi se procesi ndaj Ballukut nuk është sulm politik, por një hetim i bazuar në prova, ndërsa sulmet e Ramës ndaj drejtësisë janë përpjekje për të mbrojtur veten dhe kupolën qeveritare që – sipas opozitës – është e zhytur në korrupsion.

Reagimi i Bardhit vjen në një moment tensioni politik, ku vendimi i GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres ka shkaktuar një tronditje të fortë në qeveri dhe një stuhi reagimesh në opinionin publik.

Opozita ndërkohë paralajmëron se ky është vetëm fillimi i zbardhjes së skandaleve të qeverisë Rama dhe se “drejtësia nuk mund të ndalet me deklarata politike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.