E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi flet pasi u zgjodh nënkryetar i PD-së : Është përgjegjësi, asnjë koleg s’ka kërkuar ndërprerjen e aksionit
Lajme

Bardhi flet pasi u zgjodh nënkryetar i PD-së : Është përgjegjësi, asnjë koleg s’ka kërkuar ndërprerjen e aksionit

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi theksoi se në këtë pozicion u zgjodh nga kolegët e tij dhe se këtu nuk ka asnjë lajm të ri.

Sipas tij, detyra si nënkryetar i PD-së është një përgjegjësi, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet PD-ja.

Ai theksoi se asnjë deputet demokrat nuk ka kërkuar ndërprerjen e aksionit opozitar, por ka diskutime për vijueshmërinë e aksionit.

Po i përgjigjem pjesës së dytë së mbledhjes. Ndryshimet në statut, ka qenë një rregull i pranuar në Partinë Demokratike. Këtu nuk ka asnjë lajm të ri, asnjë zhvillim të ri, si nënkryetar i PD-së i zgjedhur nga kolegët ushtroj këtë post. Kjo është një përgjegjësi, nuk është karrige. Secili prej nesh duhet të përmbushë atë pritshmëri që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerje të aksionit në parlament, ka diskutime për vijueshmërinë e aksionit”, u shpreh Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.