E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi publikon videon dhe u bën thirrje mësuesve: Mos u mashtroni nga Edi Rama
Publik News

Bardhi publikon videon dhe u bën thirrje mësuesve: Mos u mashtroni nga Edi Rama

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se premtimeve të Edi Ramës për arsimin u ka dalë boja. Sipas tij, situata arsim degradoi ndërsa kreu i qeverisë nëpërkëmbi mësuesit. Reagimi i plotë: Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja.

👇 do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar. U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill! Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️

https://youtu.be/mpqaGTfVzAA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.