E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi replikë me Çuçin: Nuk po zbatojnë vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës! Kanë konsumuar vepër penale, i bëj thirrje SPAK…
Lajme

Bardhi replikë me Çuçin: Nuk po zbatojnë vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës! Kanë konsumuar vepër penale, i bëj thirrje SPAK…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Bledi Çuçit në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Bardhit mazhoranca nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo sipas tij përben vepër penale.

Bardhi i bëri thirrje SPAK që të veprojë, ndërsa tha se deklaratat e Bledi Çuçit e çojnë vendin drejt mosbindjes civile.

Bardhi: Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e GJK praktikisht ne jemi në diktaturë. Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklarate e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile. Nëse secili prej nesh e le në vlerësimin e tij nëse do të duhet apo jo të zbatojë një vendim gjykata këtu ka rënë sistemi

Dua të sjell në vëmendjen tuaj që sot kryetari i PD mbahet në arrest për shkak se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykata. Ndërkohë Rama për ti ardhur në mbrojtje shkeljes së ligjit nga një shoqe ose shok sic tha Çuçi jo vetëm nuk pasoja të ngjashme, por me arrogancë ja thonë publikut me arrogancë

Thirrja ime shkon për SPAK që moszbatimi i vendimit të GJK është vepër penale. Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë i mazhorancës dhe unë pres që të ndiqet i njëjti standard.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.