E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi thirrje Bashëns: Mos bëj asnjë veprim me fondet e PD-së, do ketë auditim
Lajme

Bardhi thirrje Bashëns: Mos bëj asnjë veprim me fondet e PD-së, do ketë auditim

Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar Lulzim Bashën se nuk duhet të bëjë asnjë veprim me fondet e PD-së.

Bardhi ka nënvizuar në një intervistë televizive se do të ketë edhe një auditim të plotë të mënyrës sesi janë përdorur fondet e partisë nga individë që ligjërisht, nuk duhet ta gëzonin këtë të drejtë”.

“Zoti Basha ka përdorur financat e partisë me një vërtetim gjykate, bazuar në zgjedhjen e 2021-shit. Politikisht dhe ligjërisht, ai e kishte humbur fuqinë, pasi zoti Basha dha dorëheqjen në 2022-shin. Përdorimi i atij vërtetimi për të shpenzuar para, pra keqpërdorimi i atyre fondeve pa respektuar vullnetin e të gjithë anëtarëve, do të kalojë në një auditim të brendshëm të PD. Nxis të mos ketë asnjë veprim të mëtejshëm, sepse do të ishte jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht e dënueshme. Nuk duhet të ketë asnjë veprim me fondet e PD”, është shprehur Bardhi në një intervistë televizive.

Kjo deklaratë e Bardhit, vjen pas vendimit të gjykatës e cila i ktheu vulën Partisë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.