E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baret drejt mbylljes në Paris, nga rritja e  shifrave  të infektuarve me Covid,
Bota

Baret drejt mbylljes në Paris, nga rritja e shifrave të infektuarve me Covid,

Përballë rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19, qeveria franceze do të njoftojë sot mbylljen që prej javës së ardhshme të bareve në Paris, ndërkohë restorantet shpresojnë ende t’i shpëtojnë kësaj mase në sajë të një protokollit të forcuar shëndetësor.

Shifrat e fundit kombëtare tregojnë se epidemia nuk po ndalet, me rreth 17 000 raste pozitive të zbuluara në 24 orë, një rekord.

Treguesit po përkeqësohen në rajonin e Parisit, që do të duhet të kalojë në gjendje të gatishmërisë maksimale, ashtu si Aix dhe Marsejë (në jug-lindje) dhe Guadelupë (Antile) që prej fundit të shtatorit.

Në Paris, baret tashmë janë detyruar që prej një jave të mbyllen në orën 22:00.

Restorantet ende shpresojnë t’i shpëtojnë këtij fati pasi kanë propozuar një kontroll të përforcuar shëndetësor, duke u matur temperaturën klientëve në hyrje, duke mbledhur detajet e tyre të kontaktit dhe duke kufizuar grupet në tetë persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.