Basha: 8 Dhjetori është dita e parë europiane në Shqipëri
Kryetari i PD-së ka reaguar sërish në në lidhje me ditën e rinisë. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se 8 dhjetori është dita e parë europiane e Shqipërisë. Basha thotë se vendi ynë gjendet në një udhëkryq mes politikës së kriminalizuar dhe vlerave të lirisë.
Kreu demokrat u ka bërë gjithashtu thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi port ë qëndrojnë për tu përballur me të keqen.
POSTIMI I PLOTË:
8 Dhjetori është dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur. Shqipëria gjendet përsëri në një udhëkryq mes politikës së kriminalizuar dhe vlerave të lirisë. Edhe një herë, kjo sfidë është sfida e rinisë. Të rinjve që duan të ikin u bëj thirrje të qendrojnë, të mos ikin! Të përballemi, të luftojmë dhe të fitojmë mbi të keqen! Bashkë do të ndryshojmë Shqipërinë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



