Basha apel shqiptarëve: Vetëm ti mund ta sjellësh ndryshimin, voto 9-Shqipëria fiton
Kreu i opozitës Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit.
Faleminderit nga zemra!
Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



