E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BASHA debatoi ASHPËR me Yuri KIM. Nëse vazhdon të jesh palë me RAMËN…
Publik News

BASHA debatoi ASHPËR me Yuri KIM. Nëse vazhdon të jesh palë me RAMËN…

Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen dhe ka zbuluar një debat të ashpër të zhvilluar mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Në edicionin e lajmeve, Peka ka thënë se Basha i ka bërë të qartë diplomates amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”. Më tej, siç citon gazetari, Basha ka akuzuar Kim se është palë me kryeministrin Rama.

“Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh. Ka pasur një bisedë shumë të acartë, të fortë nga kryetari i opozitës zoti Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, gjatë drekës.

Me tone shumë të ashpra. Ku zoti Basha i ka bërë të qartë ambasadores “unë nuk jam Luli Basha. Unë jam zoti Basha, jam kryetari i Opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me kryeministrin Rama , vazhdoni me të.”

Një bisedë e ndërtuar më shumë si një pretencë ndaj ambasadores sesa si ndërmjetëse”, ka thënë gazetari Çim Peka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.