E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha fillon cakton drejtuesit politikë në qarqe
Lajme

Basha fillon cakton drejtuesit politikë në qarqe

Ditën e sotme kreu i opozitës ka bërë levizjen e parë për zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ai katër muaj para zgjedhjeve ka vendosur drejtuesit politikë në qarkun e Shkodrës dhe të Fierit. Përkatësisht në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Për ditën e sotme është paralajmëruar që Bushati do të prezantohet pasditen e sotme në Shkodër nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati në 2017 pranoi që të largohej nga lista e Shkodrës. Ai sot është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por Lulzim Basha e rikthen duke i besuar “timonin” e fushatës në kryeqendrën e veriut.

Ndërkohë që nesër do të prezantohet Alibeaj në Fier, i cili është ish-deputet i kësaj force politike dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2015.

Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.