E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha homazhe në nderim të Agim Krajkës: Vepra e maestros qëndron si një testament për fuqinë e artit, trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh
Publik News

Basha homazhe në nderim të Agim Krajkës: Vepra e maestros qëndron si një testament për fuqinë e artit, trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kryer homazhe në nderim të kompozitorit të nadh shqiptar Agim Krajka.

Kompozitori u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 74 vjeçare, ndërsa njihej si një nga maestro më të mëdhenj shqiptar, i vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” dhe “Nderi i Kombit”.

Basha shkruan se vepra e maestro Krajkës qëndron si një testament për fuqinë e artit, ndërsa trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh si një shembull për të gjithë ne që të ngulmojmë në përpjekjen drejt të hijshmes dhe përsosjes.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim Krajka. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së maestro Krajkës, të afërmve dhe miqve të tij. Shqipëria është sot në dhimbje dhe kujton me nderim dhe respekt të veçantë jetën e jashtëzakonshme të këtij burri të shquar, i cili ia kushtoi jetën ushqimit të shpirtrave të shqiptarëve në ditët e thatësirës më të madhe kulturore e shpirtërore të kombit.

 

Vepra e maestro Krajkës qëndron si një testament për fuqinë e artit, provë se një vepër e vetme mund të bëjë dallimin, në çdo shpirt, në çdo shtëpi, në të gjithë vendin. Përpjekjet e palodhura të Agim Krajkës i dhanë atij jo vetëm titullin Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, por edhe respektin e mijëra shqiptarëve të frymëzuar nga arti i tij, si akt sublim lirie.

Trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh si një shembull për të gjithë ne që të ngulmojmë në përpjekjen drejt të hijshmes dhe përsosjes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.