E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i dërgon letër Ambasadores Kim: Gjyqtari që dënoi Ervin Salianjin është i lidhur me pushtetin
Publik News

Basha i dërgon letër Ambasadores Kim: Gjyqtari që dënoi Ervin Salianjin është i lidhur me pushtetin

Kreu i PD Lulzim Basha i ka dërguar në 11 shkurt 2020 një letër ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, ku i shpjegon rolin e ish-deputetit Ervin Salianji në dosjen Babale.

Basha shpjegon në letër se PD ka paraqitur prova konkrete për përfshirjen e Geron Xhafës, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafikun e dorgës, por që kishte imunitet për shkak të postit të të vëllait.

Madje, kreu i PD i thotë ambasadores Kim se pavarësisht provave, drejtësia dëshoi të përfundonte hetimet dhe në to u përfshin, sipas Bashës, zyrtarë dhe politikanë të lartë socialistë.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu në letrën dërguar ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, Basha shkruan se gjyqtari që dha vendimin për Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është i lidhur haptas me partinë në pushtet.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, shkruan ndër të tjera Lulizm Basha, kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.