E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i mbyll dyert LSI-së: Në Republikën e re nuk do të bëjnë pjesë partitë klienteliste
Lajme

Basha i mbyll dyert LSI-së: Në Republikën e re nuk do të bëjnë pjesë partitë klienteliste

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit elektoral me banorët e njësisë 5 në kryeqytet sulmoi qeverinë PS-LSI, duke theksuar se pas 25 qershorit partitë klienteliste nuk do të jenë pjesë e Republikës së Re.

Ndërsa ju bëri thirrje demokratëve të larguar që të rikthehen në shtëpinë e lirisë dhe të braktisin partitë klienteliste.

“Ëndrra më e madhe që po bashkë po i japim jetë do të jetë transforimimi më i madh i Shqipërisë që nga pluralizmi. Këtu nuk mund të ketë, e nuk do të ketë, kompromis me të keqen, kompromis me matrapazë, me shushunjat që ngjiten mbas axhendave ambicioze dhe i kthejnë ato në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo, dhe i kemi pasur dhe vetë në shpinë. Matrapazët nuk kanë vend, nuk do kenë as pazar të vjetër, as pazar të ri, as drekë peshku as drekë ngjalash në Republikën e Re. Ndaj ju bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavëruar me të padrejtë nga partitë klienteliste të Republikës së vjetër, ky është momenti t’i braktisin, t’ua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona, e të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë, në këtë bashkim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, ne i mirëpresim”, deklaroi Basha.

Ndër të tjera kreu i opozitës theksoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.