E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës për Reformën në Drejtësi: Kur të jem kryeminstër, do t’i mbaj duart larg nga drejtësia
Publik News

Basha i përgjigjet Ramës për Reformën në Drejtësi: Kur të jem kryeminstër, do t’i mbaj duart larg nga drejtësia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do t’i mbajë duart larg nga drejtësia.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nëse nuk votohet PS, do të marrë fund reforma në drejtësi, lideri demokrat u zotua të garantojë një pavarësi të plotë të këtij sistemi.

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, shkruan Basha në Facebook.

Më herët Rama, me anë të një monologu, bëri thirrje që njerëzit të votojnë Partinë Socialiste, nëse duan që të vazhdojë reforma në drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.