E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Le të më gjobisin!Do jem përkrah artistëve për të mbrojtur Teatrin
Publik News

Basha: Le të më gjobisin!Do jem përkrah artistëve për të mbrojtur Teatrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar është i paligjshëm, dhe se opozita do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke i qendruar në krah artistëve.

Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa, Basha tha se e rëndësishme është që populli ta kuptojë që po merren vendime të paligjshme, dhe se duhet të ndërgjegjësohet, të bashkohet për t’i dalë në mbrojtje artistëve dhe kauzës së tyre.

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture. Thonë do ta bëjmë teatrin me lekët tona. Por me çfarë lekësh? Me lekët e shqiptarëve? Unë kam takuar shumë njerëz dhe gjendja është aty ku s’mban më. Të kujt janë lekët për teatrin? 30 milion euro. Të kujt janë të Lali fikut? Janë lekët e shqiptarëve”, tha Basha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës.

Më tej, Basha tha se Rama është përgjegjës direkt për të infektuarit në Kurbin, Krujë e Durrës pasi refuzoi të paguante punonjëset e fasonerisë.

“Është përgjegjësi që ka infektuar Kurbinin, Krujën dhe Durrësin. Dje kishim raste të reja në Durrës se ai ka rrasur gratë dhe vajzat në hapësira të vogla te fasonet. Se refuzon t’i paguajë. Ky kryeministër është e keqja e këtij vendi. Mendon vetëm për pasurinë e tij dhe të disa njërëzve që mban rreth vetes.

Nuk ka të drejtë bashkia e Tiranës të shembë një monument kulture. I gjithë ky vrap bëhet për të tërhequr vemëndjen se Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan.Ky do jetë dimri më i vështirë për shqiptarët”, tha Basha.

Ndërkohë i pyetur për formën e protestës së opozitës për të mbrojtur Teatrin, Lulzim Basha shtoi “Ne do gjejmë të gjitha format e mundshme të protestës. Do respektojmë distancën dhe rregullat. Atëherë kur paratë e taksave të rritura u duhet t’ku kthehen shqiptarëeve, ky kryeministër zhytet më thellë në zullumet e vjedhjes.”

 

Tufa: E zëmë se tani rrethohet teatri, çfarë do bëni ju?

b Se cfarë do të bëjë qeveria dhe si do të reagojë opozita është trajtim i gabuar i tematikës. Se përplasja është gjëja e fundit, është gjëja e gabuar. Kjo është një vjedhje e madhe. Si jemi ne të përgatitur është shumë e parëndësishme.Ne do të bëjmë atë që kemi bërë gjithnjë. Ju duhet të bëni pyetje a është i ligjshëm vendimi për prishjen e teatrit? Jo nuk është. Dhe për këtë është përgjegjës Edi Rama. Pse s’ja jep lekët shqiptarëve po oligarkëve? Thelbi është që kjo vjedhje ka një emër dhe një përgjegjës, Edi Rama. Ai e bën këtë për të hequr vëmendjen nga dështimi i përballimit të krizës së koronavirusit. Pse nuk e bëjnë teatrin në vend tjetër dhe të restaurojnë këtë? Puna e këtyre është që nuk duan teatrin e ri, por të shembin teatrin aty.

Tufa: Mua më vijnë mesazhe dhe më thonë që pyete z.Basha se si do ta mbrojë Teatrin?

Basha; Opozita do të marrë të gjitha masat që duhen marrë. I them atyre që pyesin, që ne jo vetëm do të qendrojmë fizikisht aty, le të gjobitemi…

Tufa: Jeni gjobitur dy herë, keni dy patenta?

Basha: Jo kam gjashtë patenta (qesh).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.