E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Basha mbyll protestën me himnin kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sapo ka njoftuar mbylljen e protestës së qytetarëve në të gjithë Shqipërinë. Në fjalën e tij Basha tha: “Me kulturën më të lartë kombëtare europiane, me këtë akt patriotik, që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, por për tu bashkuar miliona shqiptarë nga Jugu në Veri nga Lindja në Perëndim. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme e me qeveri teknike, si dhe për të bërë votimin elektronik. Vendosmëria e kësaj levizjeje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pakthyeshme. Njoftoj ta përmbyllim këtë protestë duke u larguar në qetësi dhe paqe. Ju ftoj ta mbyllim me himnin kombëtar”, u shpreh kreu demokrat në mbyllje të protestës. Shpërndarja e protestuesve vazhdon paqësisht në të gjithë vendin.

Pas protestës 1 orëshe, ja çfarë po ndodh tek ‘çadra e lirisë’

Opozita e bashkuar ka protestuar për 1 orë në rrugët e vendit, në një protestë paqësore.

Pas kësaj të gjithë protestuesit janë nisur për tek ‘çadra e lirisë’.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka udhëhequr në këmbë protestuesit nga ‘Sheshi Shqiponja” për tek ‘Bulevardi Dëshmoret e Kombit’.

Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.