E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mesazh anëtarëve: Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen
Lajme

Basha mesazh anëtarëve: Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke iu kujtuar se Këshilli Kombëtar mblidhet sot në orën 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme.

Basha shkruan se PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA.

“Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar,
Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim! Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha”

Basha ka vendosur  gjithashtu edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçit, Ervin Minarollit, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasot, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Ndër të tjera Basha është treguar i vendosur dhe i prerë me qëndrimet e tij mbajtur një ditë më parë kundrejtë Berishës.

Me një retorikë të ashpër kryedemokrati e ka quajtur Berishën mbeturinë të ‘komunizmit dhe korrupsionit’.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti

Kujtojmë se prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD-së, në selinë ka nisur një luftë e ftohtë mes njëri-tjetrit, duke bërë kështu PD-në një parti të ndarë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.