Basha, ndërkombëtarëve: Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, Dekriminalizimi erdhi pas rezistencës së opozitës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’ se ndërkombëtarët duhet të shohin se sot Shqipëria është pa një Gjykatë Kushtetuese.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm në studio për deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët i kërkojnë opozitës të kthehet në Kuvend, Basha tha se opozita ka qenë në krye të detyrës, ndërsa shtoi se dhe dekriminalizimi erdhi si pasojë e rezistencës së opozitës.
Pjesë nga Debati:
Basha: Aktivitetin parlamentar nuk e kemi ndalur asnjë çast. Kur ishim në Vlorë, miratuam platformën “ “Antimafia për oligarkinë”, një ligj me të paktën 15 nene I cili do të bëjë të mundur që paratë e zhvatura qytetarëve shgqiptarë nga bashkëpunimi midis zyrtarëve të korruptuar të çdo niveli dhe një grushti njerëzish që mendojnë se do ta falimentojnë Shqipërinë pa falimentuar ata, mund të marrin një grusht njerëzish 2.2 miliard euro. Një grusht njerëzish, bëhën 15 gjithsej. Pra ne kemi qënë në detyrën tonë si ligjvënës, jo thjeshtë të retorikës, denoncimi, që është pjesë e detyrës sonë, porn ë hartimin e një platforme, baqzuar në ligj. Kjo do të thotë se ne si opozitë jemi totalisht të kycur në detyrat tona parlamentare aq san a lejon kjo situatë, për të kryer detyrat tona elementare: mbrojtjen e Kushtetutës, pastrimin e politikës nga krimi, mbrojtjen e fondeve publike, pra mbrojtjen e interest public.
Pyetje: Ndërkombëtarët ju thonë ktheheuni në Kuvend…
Basha: Brukseli duhet të shohë që nuk ka gjykatë Kushtetuese. Si kaloi dekriminalizimi? Në fillim këtë thanë: mos bojkotoni, mos bëni këtë, u bëtë qesharakë, pastaj e morën seriozisht.
Pyetje: Atëherë pati emra..
Emrat dolën pas 6 muajsh qëndresë nga ana jonë
‘Çfarë sistemi duam që të funksionojë?
Unë personalisht, që ti e di fare mirë, jam shprehur disa herë publikisht, jam për një vend normal dhe përpiqem që edhe opozitarizmin ta kanalizoj në këtë lloj normaliteti. Unë jam kundër deklamimeve çlirimtare ndaj popullit, sjelljes si çlirimtarë të mëdhenj, pastaj marrjes së pushtetit, abuzimit, kapjes së çdo hallke pushteti, dhe largimit në kushtet e antikushtetueshmërisë apo me gjak. Këto janë tradita ballkanike, unë dua t’i japim fund. Të sillemi si evropianë do të thotë që pushtetin ta marrim si evropianë, ta lëmë si evropianë, pra si shërbëtorë të njerëzve, kaq e thjeshtë është. Po shërbëtorë të njerëzve çfarë do të thotë, të zbatojmë ligjin: detyrimi i parë i çdo institucioni, i institucionit të kryeministrit, i institucionit të parlamentit, i institucionit të bashkisë, është zbatimi i ligjit. Asnjë detyrim tjetër nuk mund të zëvendësojë këtë detyrim. Prandaj po them që të zbatohet ligji, por qe të zbatohet ligji kemi një problem të madh politik, sepse kjo që po zbatohet tek Unaza nuk është as hera e parë e as fusha e vetme ku po shkelet ligji, me të dyja këbët. Shkelja e ligjit në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të organizatës së “Rilindjes” është kthyer në një ligj, dhe zbatimi i ligjit është përjashtim dhe jo rregull. Ky është problemi politik dhe themeli i këtij problemi politik është vetë ilegjitimiteti i qeverisjes, pra raporti ilegjitim që ka ndërtuar me ata që qeveris me zgjedhësit’, deklaroi Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



