E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Kukës: Do të ndalim ikjen e rinisë nga Shqipëria me planin e PD, 25 prilli është për ju
Publik News

Basha në Kukës: Do të ndalim ikjen e rinisë nga Shqipëria me planin e PD, 25 prilli është për ju

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinjtë kuksianë.

Basha foli për punësimin e tyre, ku u shpjegoi dhe planin e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të mbështeten ata, sipërmarrjet, si dhe familjet e reja.

“Unë e kuptoj që me 200 mijë lekë rrogë, nuk jetohet. Nuk jetohet! Dhe dikush që thotë që unë kam 200 mijë lekë rrogë, më mirë iki, futem në borxh, futem në kamion dhe shkoj në Angli. Dhe ndryshimi në radhë të parë për mua do të thotë mirëqenie, rritja e pagës minimale kjo qё the. Paga minimale prej 360 mijë lekësh apo 300 eurosh, por qё nuk do tё vij me dekret as me deklarata para fushate do tё vij me njё plan tё mirё, dhe ne kёtё plan e kemi, kemi ekspertët pёr ta zbatuar atё, kemi vendosmërinë pёr ta zbatuar atё. Megjithatë, në tërësi paketa jonë e ndihmës për biznesin, besojmë, jemi të bindur se do t’ju lërë në xhepat tuaj miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon.

Dy janë arsyet kryesore pse po plaket Shqipëria, largimi i të rinjve  dhe rënie e çifteve të reja dhe e lindshmërisë. Ndaj, ndër politikat tona kryesore për ta ndalur këtë plakje të Shqipërisë, këtë tkurrje, këtë zvogëlim të Shqipërisë, janë pikërisht mbështetja e çifteve të reja, si për strehimin ashtu edhe për fëmijët e porsalindur. Duke filluar nga viti ynë i parë i qeverisjes, ne do të financojmë 100% interesat e kredive bankare për çiftet e reja që blejnë një banesë në mënyrë që të themelojnë familjen e tyre, që do të thotë se deri në fund të mandatit tonë të parë, në fund të 4-vjeçarit, 20 mijë çifte të reja do të kenë mundësinë të blejnë banesat e tyre me një kredi që e marrin në bankë ku interesi shlyhet 100% nga fondet që qeveria do vërë në dispozicion dhe natyrisht kjo është një ndihmë shumë e madhe. Është një ndihmë e madhe në kuptimin e prekshëm të fjalës, të mundesh të blesh një banesë, një apartament në një qytet apo në një zonë ku ke dhe punësimin por është edhe psikologjike”, u shpreh Basha para të rinjve.

Nga ana tjetër kreu demokrat u tha atyre se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë  as për Lulzim Bashën, as për Edi Ramën, por për popullin dhe të rinjtë që synojnë të largohen nga Shqipëria çdo ditë e më shumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.