Basha nga Vora: Kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve dhe do zhdukeshin pa lënë gjurmë! Do t’i shkojmë të vërtetës deri në fund
Gjatë takimit me banorët e qytetit të Vorës, kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve. Basha u shpreh se kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë ndërkohë me të gjitha këto para dëmet e tërmetit do të riparoheshin.
Sipas Bashës prandaj e diela ka rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptaret e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes.
Lulzim Basha: Si je zoti Vait, a je mirë?
Qytetari: Si jeni?
Lulzim Basha: Si je? Me shëndet si ke qenë?
Qytetari: Mirë, ju?
Lulzim Basha: Faleminderit!
Lulzim Basha: Si jeni? Si kaloni?
Qytetari: Si jeni? Si dukeni?
Lulzim Basha: Mirë! Si kalon?
Qytetari: Picari është katundi më i keq që ka ngel mbrapa dore. Atje nënkalim, kemi qenë duke u mbyt njëherë me gjithë fëmijë. Drita jo.
Qytetari 2: as drita nuk kemi.
Lulzim Basha: Sa kohë jeni pa drita?
Qytetari: Kemi drita, po frigoriferi dridhet. Na kanë ardhur na kanë bërë ndërhyrje ka një muaj. U bënë ndërhyrje atje, se ç’kanë bërë atje, ne s’kemi drita. Këtu është bërë masakër, këtu. Se do të shkojmë atje e do ta shohësh se çfarë kanë bërë këto. Këto kanë bërë shtëpitë e braktisura. Janë njerëzit në Itali, kanë marrë gjithë këstet, marrin shtëpi. Të gjithë shtëpitë e braktisura janë bërë, asnjë shtëpi tërmeti nuk është bërë këtu. Hajde të të çoj po deshe me fakte të t’i tregoj ku janë.
Lulzim Basha: Me hile.
Qytetari: Shko në bashki atje sa metër kub është hedhur në muajin dhjetor.
Lulzim Basha: Hajde të shkojmë ti shohim direkt pastaj shkojmë të ulemi. Këtu jeton e? Tubi sobës ky? Sobë me dru?
Zotëria: Po. Aty ka nja dy vjet e gjysëm që jeton ky.
Lulzim Basha: Ta shohim. A futemi brenda ta shohim? Nuk po futemi se këmbët I kemi me baltë. Këtu fle edhe kur bie shi?
Zonja: Po.
Lulzim Basha: Dy vjet?
Zonja: Dy vjet.
Zotëria: Ka dy kalamajtë, cuni, se I ka parë Ymeri. Aty jetojnë. Kjo është bashkia jonë.
Lulzim Basha: Ndonjë asistencë, ndonjë gjë të kanë sjellë? As lekë, as ushqime, asgje?
Zonja: Jo. Përkrahje po të cadrës.
Zotëria: Po ce do atë përkrahje, nuk I hynë në punë kujtgjë.
Lulzim Basha: Tre katër muaj që nuk të kanë kanë sjellë askush asgjë. Këtu rri ti?
Zotëria: Këtu rri kjo, burri vet, vijnë dhe kalamajtë e vegjël, kjo rri me kalamajtë për të mos ta lënë vetëm.
Lulzim Basha: Një njeri normal nuk jeton në atë dy vjet.
Zotëria: Kjo ka qenë shtëpia e parë me të shtatorit, shtëpia e parë që ka qenë dëmtuar me të shtatorit. Kanë ardhur për ta parë e kanë verifikuar.
Lulzim Basha: Shtatorin e parë të 2019?
Zotëria: Po. Kjo ka qenë shtëpia e parë këtu, Picar. Këtu tani kanë filluar kanë bërë shtëpitë e braktisura. Janë shtëpitë e braktisura.
Lulzim Basha: Që ska njeri?
Zotëria: Ska njeri, kanë ikur në Itali të gjithë, nuk ka njeri.
Lulzim Basha: Këto I kanë rregulluar?
Zotëria: I kanë rregulluar.
Lulzim Basha: Kanë marrë rryshfet?
Zotëria: Kanë marrë.
Lulzim Basha: Dhe ju që jeni me familje brenda ju kanë lënë?!
Zotëria: Ky jeton këtu, ja ku është prezent, tjerët shko shikoji, shkon në bashki verifikoji , merrni emrin verifikojeni emrat kur janë bërë shtëpitë dhe shikojeni sa metër kub ujë ka patur ai, ka harxhuar. Sa KESH, taksat, gjërat se dihet ajo gjendet. Në muajin dhejtor kush ka qenë, kush ka jetuar brenda. Këta nuk kanë jetur fare, janë në Itali sot. I ke me emra, shko shikoji se I ke me emra në Itali të gjithë. Edhe morën dhe këstet.
Lulzim Basha: Marrin lekë?
Zotëria: Morën lekë prapë, morën lekë. Pastaj janë poshtë të gjithë, nuk ka asnjë shtëpi të prishur tërmeti, gjithsej tri janë këtu. Është një sipër fare, I dëmtuar një kuksian sipër, kjo dhe është dhe një këtu poshtë, tre shtëpi.
Lulzim Basha: Dhe asnjëra ska marrë asnjë gjë?
Zotëria: Skanë marrë asnjë gjë, janë bërë shtëpitë e braktisura.
Lulzim Basha: Kështu ndodh kur e ke qeverinë indiferente, bashkinë inekzistente. Të paktën të dielën keni mundësië me votën për Ymer Markun, për Partinë Demokratike të keni një njeri në krahun tuaj, ta ngrej zërin për ju , të luftojë me ju deri sa të sjellim ndryshimin e vërtetë.
Zotëria: Kjo rruga jonë tek depoja e ujit, me shkuar atje tek një puntori atje janë 700 vetë.
Lulzim Basha: Që marrin rrogë? Për shërbimë që ju nuk I merrni?
Zortëria: Po. Asnji, as rrugë as ka, asnjë lloj shërbimi.
Lulzim Basha: Ky është problemi kryesor që I kanë kthyer bashkitë në ushtri për punësim njerëzish në vend që tju bëjnë shërbim banorëve.
Zotëria: Ja dritat shikoje si janë shtyllat, skemi drita.
Qytetari: Ja drita,shi si eshte shtylla,nuk kemi drita,të shkosh ta matesh te shtëpia ime atje,se une kam qënë elektricist,ka 130-120
Lulzim Basha:tension
Qytetari:Dridhet komplet frigoriferi,po nuk ishe aty,po nuk e hoqe u dogj
Lulzim Basha:Digjet,prishet
Qytetari:se televizoret më
Lulzim Basha:Digjet të bën dhe dëm
Qytetari:Na kanë bërë dëm,kemi shkuar atje,kemi bërë ankesa,Cfarë ankese duhet një person të shkojë atje duhet të vijë ta kontrollojë
Lulzim Basha:Normal,se kur vjen puna faturen e paguan,po nuk e paguajte të vjen gjoba
Qytetari:Përpara datës 20,para datës 20 shkoj dhe I paguaj. Shkova një ditë në bashki,I thashë shiko,ta shohi nëse nuk jam me taksa një më një,se habitesh
Lulzim Basha:Ky I ka pa,ky më ka thënë këtë gjë,tani meqë jemi këtu. Gjëja e parë që do të bëj është një audit I bashkisë për mynyren sesi janë shpenzuar fondet,gjëja e parë si janë shpenzuar fondet
Qytetari: Ku kanë shkuar
Lulzim Basha:Ky do të ketë mbështetjen dhe nga ekspertët më të mirë
Kandidati: po përpara do merremi njëhërë me ndërtimin e shtëpisë
Qytetari: ore inxhinieri I bashkisë cfarë ka verifikuar pse ja vuri vulen atij,pse ja dha,se unë skam parë inxhinier,kam 35 vjet që punoj në ndërtim,e pe ti shkollen,shkollen e prishe ti,e prishen vetëm me e vjedh,kujtuan se do vidhnin
Lulzim Basha:se ishte në rregull
Qytetari:Në rregul, është shkolla por do bëhet dy katëshe se nuk I merrte,e prishen shkollen pa mbaruar shkolla,të kishte mbaruar shkolla e pastaj ta prishnin
Lulzim Basha: po po
Qytetari:sot I qojnë me autobuz,shpenzim mbas shpenzimi në Gjokje
Kandidati:I plotësonte nevojat por unë nuk e di pse e kanë shembur
Qytetari: Unë e kam ndërtuar atë shkollen aty në 97-ten me fondet e mia,unë e kam ndërtuar. Kanditati:nuk kishte asnjë gërvishtje
Qytetari: Do të futemi Brenda,shikohet paramentrat e asaj ka katër metra themel,lej gjërat e tjera rrugët e këto depot e ujit,se paguhet edhe pa shkuar
Lulzim Basha: Të gjitha me taksat tuaja
Qytetari: Të gjitha,ne,fëmijët e mi se ne po ikim,brezi im po ikim,edhe djali im thotë po iki,cfarë të bëj këtu,ska cfarë bën se ska të drejta,nuk gjen drejtësi
Lulzim Basha:Gjëja e parë me fillu me vendos drejtësi,se nuk është është fillimi I një rruge,është dita e Diel,të pakten keni njeriun tuaj që jua njeh hallet,jua qan hallet,e keni deren e hapur,e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të pakten ato taksat e bashkisë që ju I paguani njësoj sic paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që the ti që nuk merret vesh se cfarë pune bëjnë as nuk bëjnë asnjë pune tjetër port ë shkojnë tek hallexhinjtë,të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në cadra,se kur ju thua që njerëzit jetojnë në cadra e kycin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë nuk vijnë me I vizitu më,ato dy javët mbas tërmetit gjithëandej,tani kanë dy vjet që nuk vijnë me I shiku më.
Të pakten do të keni një njeri,nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcen për të ngrit zërin për ju.
Lulzim Basha: Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki.
Mirë se të gjej!
Qytetari: Mirë se erdhe! O Lul Basha, ku je o burrë?
Lulzim Basha: A je i fortë?
Qytetari: Të marrsha të keqen!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Si je?
Lulzim Basha: Mirë, faleminderit. Ti si je? Si e ke familjen?
Qytetari: Deri tani mirë.
Lulzim Basha: Shyqyr Zotit! Vetë a je i fortë?
Qytetari: Kam bërë një operim tani. Por do ti shkatërrojmë!
Lulzim Basha: Të shkuara! Të lumtë goja!
Qytetari: Do ti shkatërrojmë!
Lulzim Basha: Që ti rindërtojmë!
Mirë se ju gjej dhe njëherë!
Ju bëftë mirë!
Qytetari: Degjo zoti kryetar! Këtu kryepleqtë kanë bërë namin edhe ata anëtarët e bashkisë. Këta kanë bërë këtë rrëmujë!
Lulzim Basha: Po po e di!
Qytetari: Anëtarët e bashkisë dhe kryebashkiaku nuk di gjë. Ai është familjar, i ri. Këto kanë bo namin këtu. Merr lekë bëj shtëpia.
Lulzim Basha: Ajo që bëhet është kjo: e para e punës bëhet një audit. Që është një nga gjërat e para që do bëjë bashkia, është një audit. Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Bëhet një audit domethënë, duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Letrat aty janë. Kanë dalë faktet, ju e patë javën e kaluar në komisionin e inceneratorëve, që e kryesonte Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit, deputetja jonë, dhe i nxorri një për një të gjitha faktet. 430 mln euro! Imagjinoni çfarë mund të ishte bërë me ato! Të gjithë dëmet e tërmetit! Çfarë mund të ishte bërë me pensionet, çfarë mund të ishte bërë me familjet në nevojë! Çfarë mund të ishte bërë për fermerët! Këta kanë menduar që nuk do dalë e vërteta. Në fakt aty është! Dëshmitë e vetë ministrave të asaj kohe, në letrat e shtetit, dokumentet zyrtare, është e vërteta. Dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund, ta zbardhim dhe ti çojmë përgjegjësit para drejtësisë. Një nga një po i çojmë në SPAK. Edhe raporti përfundimtar që do të bëhet, do të shërbejë për të zbuluar, jo vetëm dëmin, se dëmi k dalë, 430 mln euro dhe shkaktarët e dëmit, por dhe ku i kanë çuar këto lekë. Po ta përmend këtë si shembull meqë më pyete: a rikuperohen dot këto vjedhjet që kanë bërë për tërmetin. Po të ketë vullnet politik, po të keni një njeri, që se ka mendjen me mbush xhepat e vet, por e ka mendjen që paratë që i kanë marrë shqiptarëve, gjëja e parë që bën dhe që më ka treguar planin e emergjent, se planin e emergjencës do bëjë kryetari i bashkisë, është një audit, se çfarë ka ndodhur me të gjitha lekët e bashkisë, me lekët e tërmetit, me ato që folëm, që është fryrë nomenklatura e bashkisë. E paguan me taksat tuaja, paguan shumë veta, që nuk dihet çfarë pune bëjnë, ndërkohë që këtu, numri i familjeve që jetojnë në kufirin e mjerimit është dyfishuar. Njerëz që nuk paguajnë dot më shumë se një vakt në ditë. Njerëz të zhytur deri këtu në borxhe. Njerëz që jetojnë në çadër.
Qytetari: Nuk përfitojnë të varfrit, se të pasurit i kanë marrë.
Lulzim Basha: Po e njëhta gjë dhe me inceneratorët. 430 mln euro, jo lekë, janë të shqipëtarëve. Për të përfituar, kanë përfituar një grusht politikanësh, edhe një grusht hajdutësh të lidhur me ta. Dhe këtu, në qoftë se lekët janë dhënë për të ndërtuar një shtëpi, gjoja të prishur nga tërmeti, dhe kanë shkuar për të blerë një automjet, sigurisht që duhet të veprojë ligji. Por gjëja e parë që iu duhet është një njeri që ta keni në krahun tuaj. Se në qoftë se është dikush, që rri kokë poshtë apo është akoma më keq, pjestari i skemës, atëherë e keqja vetëm do vazhdojë. Kështu që këtë të dielë keni mundësinë për të votuar për veten tuaj. Vota për Ymer Markun e për partinë demokratike, është votë për veten tuaj. Ne besoj se deri tani e kemi justifikuar besimin tuaj. Por prapëseprapë, edhe për aferën e inceneratorëve nuk u dorëzuam, deri sa u zbardh e vërteta në nivel parlamentar. Tani do ta ndjekim deri sa të zbardhet para gjykatave. Është metaforë Vora, për Shqipërinë. Por kështu e ka bërë politika! Unë nuk them që politika solli tërmetin, por politika kishte në dorë të rregullonte pasojat e tërmetit. Si mund të harxhosh ti, në kohë tërmeti, në kohë pandemie, 430 mon euro të shqipëtarëve? Ti marrësh ti vjedhësh për pesë veta?! Prandaj e diela ka kete rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqipëtarët e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



