E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha paditi për shpifje Veliajn por nuk paraqiten në gjykatë
Publik News

Basha paditi për shpifje Veliajn por nuk paraqiten në gjykatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk janë paraqitur ditën e sotme në gjykatë. Seanca e sotme gjyqësore, e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Veliajt, do të mbahej për padinë që kreu i demokratëve ka ngritur ndaj Veliajt për shpifje.

Demokratët kërkojnë nga trupi gjykues dënimin e kryebashkiakut për shpifje ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje.

Padia konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se 1) kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit; 2) se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe 3), se ka ndërtuar pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”– thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.