E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha pas shkarkimit të Nokës: Demokratët i dinë çfarë pazaresh bëjnë me Ramën
Politikë

Basha pas shkarkimit të Nokës: Demokratët i dinë çfarë pazaresh bëjnë me Ramën

“Ka bishta të korruptuar të qeverisjes sonë. Një pjesë nuk i pastruam dot”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot lidhur me vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë.

Basha tha se nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që duan ta kthejnë PD-në në bunker. Kryedemokrati u shpreh se është e patolerueshme që njerëz që kanë vënë para në mënyrë korruptive ti përdorin për të shantazhuar demokratët.

Dje keni përjashtuar z. Flamur Noka pse e morët këtë vendim?

Basha: Z. Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar. Sepse nuk mundet që PD, që  ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi. Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker. Shtrëmbërime të tilla nuk do tolereohen.

Kush është llumi gjatë qeverisjes së PD?

Basha: Kush është llumi? Ua them unë. Fraza të dala indirekt, apo edhe këtu nga kjo foltore, që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës, bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që beteja jonë është që të mos shkelmojmë mbi interesat e demokratëve për interesat e askujt. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim në datën 9 shtator, në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrat e kreut të PD. Për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi përbëhet edhe nga oligarkë, edhe nga pronarë mediash, edhe nga anëtar të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit, këta pasurohen, të tjerët vetëm varfërohen.

A ka pasur llum në kohën e PD?

Basha: Padyshim që po, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë shantazhuar nga Rama për ti shërbyer Edi Ramës. Që paratë e vëna në mënyrë korruptive ti përdorim për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerushme. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Një pjesë i kemi pastruar, por një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë shumë mirë çfarë pazaresh bëjnë me Edi Ramën. Nuk do lejoj askënd ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.