E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha për ligjin e kalimit të pronave nga publike në private: Kemi sinjalizime se prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata
Lajme

Basha për ligjin e kalimit të pronave nga publike në private: Kemi sinjalizime se prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për media, ka folur në lidhje me miratimin e ligjit për kalimin e pronave publike në private.

Basha e ka cilësuar skemë të konsoliduar mes qeverisë dhe investitorëve strategjikë, teksa shtoi se është ‘e njëjta skemë me inceneratorët’.

Kreu demokrat ndër të tjera tha se ka sinjalizime se “prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe ndikimin e tyre të paligjshëm në procese zgjedhore”.

Ndër të tjera ai paralajmëroi se ligjin e miratuar do të çojnë në çdo instancë ligjore, kushtetuese, penale.

Basha: Konferencën dua të nis me aktin e rëndë të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mire konsoliduar të kësaj qeveria në bashkëpunim me investitorët strategjikë. E njëjta skemë si e inceneratorëve, është ligj me porosi ose vjedhje me ligj.

Para disa javësh kur po ligj po diskutohej, në mënyrën e njohur të përpjekjes për të fshehur të vërtetat, u premtua se do të ishte një transferim drejtorish por tinëzisht u futën dispozita ligjore ku pronat publike të vihen në dispozicion të transaksioneve të caktuara.

Në këtë mënyrë, sipas sinjalizimeve që kemi, prona me vlerë në Tiranë do të vihen në dispozicion të personave non grata pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe ndikimin e tyre të paligjshëm në procese zgjedhore.

Të tjera prona me vlerë, prona publike, do vihen në dispozicion të oligarkëve që po rrënojnë bregdetin për të pastruar paratë e zyrtarë të korruptuar.

Dua ta bëj të qartë që PD e denoncoi këtë aferë sapo u publikuan të dhënat e këtij projektligji të miratuar me votat e mazhorancës, nuk do të ndalet por do ta çojnë në çdo instancë ligjore, kushtetuese, penale, për të pamundësuar që mafia e pronave dhe bashkëpunimi mes zyrtarëve të korruptuar dhe oligarkëve të korruptuar të shkaktojë këtë dramë të dyfishtë. Në radhë të parë duke dëmtuar interesin publik dhe duke vazhduar një krim të rëndë që kryhen mbi pronarët shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.