E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha publikon videon e Ramës: Imagjinoni si ndihen kur shohin gratë që sulmohen me arrogancë…
Publik News

Basha publikon videon e Ramës: Imagjinoni si ndihen kur shohin gratë që sulmohen me arrogancë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video kolazh me disa nga momentet kur kryeministri Edi Rama ka pasur disa përballje me gazetaret femra.

 

“Mendoni sikur të ishte vajza juaj”, thotë Basha, teksa nënvizon se sjellja e kryeministrit i ka “ofenduar dhe diskriminuar” sipas tij vajzat në këto momente.

“Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.
Voto për ndryshimin!”, shkruan Basha.

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…
Kur ofendohen…
Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.
Voto për ndryshimin!”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.