Basha publikon videon: Paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook duke thënë se Shqipëria meriton më mirë.
Në videon e publikuar nga kreu i PD, Lulzim Basha thuhet se shqiptarët kanë pagën më të ulët në rajon dhe jo ashtu siç pretendon qeveria.
Sipas Bashës, sapo ai të vijë në pushtet do të rritet paga minimale dhe Shqipëria do shkojë në rrugën e duhur.
“Kjo qenka nje arritje e madhe e qeverisë! Paga minimale u rrit në 331.33 Euro! Kjo po që duhet festu…. Mos! Prit pak… Nuk qenka në Shqipëri, qenka në Mal të Zi. Paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon – 244 Euro. Sepse ne kemi kryeministrin më të keq në rajon. Ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Të ngremë pagën minimale. Sepse Shqipëria Fiton”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



