Basha: Rana po ngre strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH
“Strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH” e ka cilësuar kreu i PD-së, Luzlim Basha nisjen e paketës speciale Anti-KÇK, që kryeministri Rama tha se do të nisë nesër.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se e gjitha është një mashtrim dhe se Anti-KÇK është “përpjekja e fundit e Ramës për të sabotuar SPAK-un”.
“Rama miratoi një ligj që e bënte kapon e SPAK dhe BKH. Edi Rama e ka ankth SPAK dhe BKH. Nesër do shpalosë një masë që të bëjë një SPAK DHE BKH paralele. AntiKÇK është një mashtrim, strukturë paralele me SPAK dhe BKH. AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un. Rama e di mirë që SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe bandën e tij. Ne kërkojmë ngritjen e tyre sa më shpejt.
Ligje më të forta kundër bandave më të forta se shqiptarët nuk i ka kush dhe këto po jua thotë një ish-ministër i Brendshëm. Me të njëjtat ligje kjo qeveri po i nxjerr nga burgu kriminelët“, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



