Ai thotë se do mbështesë me forcë protestën e tyre dhe se është i gatshëm të punojë me artistët për një projekt të denjë për teatrin, projekt kombëtar siç tha Basha, i cili do të kalojë në Kuvend në formën e një projektligji.
“Rama gjithmonë e ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullën. Ne si opozitë jemi revoltuar për krijimin e këtij projekti, që nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive. E bëmë të qartë qëndrimin tonë për artistët. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar qëndrojmë në krah të tyre i bashkohemi protestës. Ajo që po bën Rama është kriminale”
Jemi të revoltuar për rikthimin e këtij projekti që daton që nga koha kur Edi Rama është ulur në karrigen e ministrit të Kulturës.
PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ajo që Rama po bën është korruptive dhe kriminale, ndërsa qëndresa e artistëve është e drejtë.
Diskutuam për gjendjen katastrofike për artin dhe kulkturën, do të propozojmë një pr/ligj për artin dhe kulturën, i cili do të hartohet bashkë me artistët, dhe do e mbrojmë me çdo çmim, në sallën e Parlamentit.
Artistët dhe aktorët po nëpërkënben nga një kryeministër që urren artin, mendimin e pavarur, mendimin ndryshe.
Rama po asgjeson një tjetër vatër të mendimit të pavarur. Janë akte bolshevike për të asgjesuar një elitë kombëtare, e cila frymëzon brezat. Rama synon të centralizojë gjithçka. Ligji i propozuar për artin dhe skenën është stalinist”, tha Basha.



