E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thirrje SPAK: Mbroni lekët bukës së  fëmijëve tuaj nga hajduti Rama
Publik News

Basha thirrje SPAK: Mbroni lekët bukës së fëmijëve tuaj nga hajduti Rama

Kreu i Partisë Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë shqiptare për korrupsion me kontratat e inceneratorëve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha e shpjegoi “aferën” me inceneratorin e Fierit me një shembull kur një qytetar shkon të blejë një televizor me këste.

Kryedemokrati Basha i pyeti gazetarët nëse përveç parametrave të televizorit u intereson edhe çmimi. “Mund ta doni të madh, të bukur, me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë”, u tha Basha, i cili e solli këtë shembull për të theksuar se sipas tij, në kontratën e inceneratorit të Fierit kishin harruar të vendosnin çmimin.

“Faleminderit Klodianëve që na keni vjedhur kaq pak, se mund ta vendosnin 400 milion euro”, ironizoi Basha.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Po ju tregoj një fakt tronditës për një nga tre kontratat, për atë të kontratës së inceneratorit të Fierit. Mendoni për një moment se po shkoni të bleni një televizor, do ta bleni me këste. Ky është pak a shumë konstrukti për inceneratorin e fierit, me këste. Ju do të keni kërkesat tuaja, madhësinë e televizorit, aftësinë e shërbimeve, një kriter shumë i rëndësishëm do të jetë edhe çmimi. Mendoni për çmimin kur shkoni të bleni televizor apo jo. Dhe çmimi në vlerësimin tuaj zë vend të veçantë, se ju mund të doni një televizor të madh, të bukur me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë. Kështu funksionon dhe prokurimi publik. Një kriter është çmimi.

Por është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar rryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani. Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë taksën 400 milion, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.