E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Vetingu i politikanëve ia bën më të lehtë punën SPAK-ut! Ja 4 mesazhet e kryedemokratit për shqiptarët
Lajme

Basha: Vetingu i politikanëve ia bën më të lehtë punën SPAK-ut! Ja 4 mesazhet e kryedemokratit për shqiptarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish sot për mediat, një ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, ku e konsideroi jetike dhe vendimtare për partinë që ai drejton luftën kundër korrupsionit.

Basha u shpreh se ka kërkuar Vetingun e politikanëve për t’ia bërë më të lehtë SPAK-ut punën e tij, pasi përmes vetingut politikanët dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues fondesh publike.

“Ditën e djeshme SPAK-u, ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta, të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga aferat korruptive, por më e madhja e mafies së inceneratorëve. Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është problemi i mirëqenies. Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga qytetarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin politikanët.

Një skemë e ndërtuar nga persona të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi kanë vjedhur ditën për diell paratë, me këto para kanë paguar edhe për të heshtur. Nuk na i kanë mbyllur dot gojën ne. U jemi drejtuar me thirrje dhe me hapa ligjorë SPAK. Njësoj si është i rëndësishëm dekriminalizmi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit. Pa rezultate konkrete asgjë nuk mund të ndryshojë. Ndaj për PD-në dhe për mua si kryetar i saj, misioni nr. 1 është lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Kur SHBA-të e shpallin luftën kundër korrupsionit mision kombëtar, me demokracinë e tyre të zhvilluar shpallin e korrupsioni cenon interesat kombëtare, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin prona publike. Vetingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe krimit. Pse e kemi kërkuar vetingun e politikanëve? Për t’ia bërë më të lehtë SPAK-un të bëjë punën e tij. Sepse politikanët që kanë vjedhur, përmes vetingut dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve publike”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.