E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha:Asetet e sekuestruara nga krimi do ti vë në fuksion të rinisë
Lajme

Basha:Asetet e sekuestruara nga krimi do ti vë në fuksion të rinisë

Një nga angazhimet e kryetarit të PD është që ‘asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë’.

Për të rinjtë nga zonat e largëta ose të varfra që duan të nisin një biznes, Basha tha se do të mbështeten me skema financimi.

Ashtu sic ka deklaruar edhe më parë, Basha tha se do të mbështetë me financim 100% të gjitha studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj.

Basha tha po ashtu se do të jepen 5000 bursa të plota në vit për të gjithë të rinjtë, të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.

“Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema  financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje.

Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.