E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha : Dënojmë përpjekjet e krimit të organizuar  ndaj prokurores së SPAK
Lajme

Basha : Dënojmë përpjekjet e krimit të organizuar ndaj prokurores së SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën e këtij institucioni kundër krimit të organizuar.

Në një reagim në X, Basha shprehet se çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Ai shton se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.

Reagimi i plotë i Bashës:

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.