Bashkëjetuesja 54-vjeçare vrau veten me thikë pas sherreve me të, 43-vjeçari durrsak tenton të fsheh të vërtetën
Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ndërroi jetë në duart e mjekëve.
Dje nuk dihej kush kishte vrarë të ndjerën, ndërkohë sot policia ka arritur të zbulojë se vrasësi i 54 vjeçares është shtetasi me iniciale F. B., 43 vjeç, banues në Durrës.
Ky i fundit bashkëjetonte me të ndjerën, ndërsa është kapur nën akuzën e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës.
Policia:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit F. B.). 43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike. Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



