Bashkëkombësi i sirianit, i mbuluar me gjak u pa duke ikur me nxitim
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një sirian u gjet i vdekur në lagjen nr.1 të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se i riu sirian u vra nga bashkëkombësit e tij.
Mësohet se një dëshmitar ka rrëfyer se ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës një tjetër shtetas sirian, me njolla gjaku në trup, i cili po ecte me nxitim nga “Vollgat” në drejtim të bashkisë
Të tjera detaje për ngjarjen nuk bëhen ende të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



