E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkim Fino: Askush nuk bëri ankimin në Gjykatën Kushtetuese. PD dhe LSI mashtruan
Politikë

Bashkim Fino: Askush nuk bëri ankimin në Gjykatën Kushtetuese. PD dhe LSI mashtruan

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhjen e parë ku ka zgjedhur si sekretar të Komisionit, socialisten Klodilta Bushka.

Ndërkohë që sot janë caktuar dhe dy relatorët që do përgatisin raportin për shkarkimin e Metës.

 

Relator nga PS do të jetë Alket Hyseni, ndërkohë që nga opozita e re, do jetë deputeti Halil Valteri.

Gjatë mbledhjes socialisti Bashkim Fino përdori një argument të “çuditshëm” për faktin se askush nuk është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Por Fino në fjalën e tij nuk përmendi faktin se Kushtetuesja është jashtë funksionit, për shkak se vetëm një gjyqtar arriti të kalojë procesin e vetingut.

“Sot është ezauruar afati 30 ditor për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, po të donin të gjithë të interesuarit ta shpienin, lidhur me çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Kjo do të thotë që qoftë PD dhe LSI, kanë gënjyer të vetët, kanë gënjyer shqiptarët, kur thoshin se: Dekretet e Presidentit do të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, prandaj ky komision hetimor e nis punën me këmbë të mbarë dhe pa asnjë procedurë ankimi, lidhur me arsyetimin juridik dhe interpretimin e bërë deri më sot për interpretimin e datës 10 qershor të bërë deri më sot si nga KQZ, Kuvendi dhe Kolegji Zgjedhor. Jam i bindur se nuk do të ketë ankimim as për dekretin e përcaktuar të datës 13 tetor. Prandaj unë do ju uroja suksese këtij komisioni”,  tha Fino.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.