E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE do të marrë më pak se gjysma e vaksina ant-covid që ishin parashikuar
Publik News

BE do të marrë më pak se gjysma e vaksina ant-covid që ishin parashikuar

Ky lajm i zyrtarëve europianë u bë i ditur ndërsa BE po priste 100 milion doza në tremujorin e parë të vitit. Por diskutohet që kompania të japë më pak se gjysmën e kësaj shume, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.

 

Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në BE, ndërsa vazhdojmë të rritim vëllimet e prodhimit”,tha kompania, duke shtuar se ndryshimi në vëllimet e pritura nuk ndikoi në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është veçanërisht problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.