E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BE duhet të lëvizë”- Varhelyi thirrje para samitit të BE: Të merren parasysh propozimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajme

“BE duhet të lëvizë”- Varhelyi thirrje para samitit të BE: Të merren parasysh propozimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ja apeli për parlamentin bullgar

Teksa vlerëson qëndrimin që mbajti lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov, Varhelyi kërkon që Parlamenti i Bullgarisë të përmbushë angazhimin dhe të marrë parasysh propozimin.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e  Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Varhelyi.

Më tej ai thekson se “BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian . Së bashku do të jemi më të fortë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.