E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE-ja i dërgon  letër Haradinajt, të zhgënjyer
Bota

BE-ja i dërgon letër Haradinajt, të zhgënjyer

Edhe një letër nga zyrtarë të lartë të BE-së është nisur në adresën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ata shprehën shumë të zhgënjyer që Haradinaj nuk mori parasysh sugjerimet për heqjen e taksës, raporton JOQ Kosova.

“Ju falënderojmë për letrën e 15 dhjetorit. Shprehim keqardhje se ju nuk e keni marrë në konsideratë ofertën e bërë nga komisioneri Hahn në Prishtinë”, thuhet në letrën e BE-së.

Ndërkaq, në letrën që mban firmën e Mogherinit dhe Hahnit kundërshtohet qëndrimi i Haradinajt rreh “ngecjes së dialogut”. Ata thonë se dialogu me presidentin Thaçi po ecën mirë.

“Ne po ashtu fuqishëm nuk pajtohemi për vlerësimin tuaj që dialogu po ngec. Është krejt e kundërta, gjatë drejtimit të dialogut nga dy presidentët janë bërë hapa të qëndrueshë, drejt progresit. Në kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Evropian në dhjetor dhe kemi marrë porosi inkurajuese për mbështetje”, thonë tutje BE-ja.

Ndryshe, dje në takimin e Këshillit të MSA-së  u raportuar për tensione dhe diskutime të ashpra, pasi Haradinaj nuk kishte pranuar të hiqte taksën, gjë që kishe nervozuar Mogherinin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.