Befason Adelina Ismaili, së shpejti në një bashkëpunim me reperen e njohur
Disa kohë më parë reperja e re, Rina, postoi një foto krah Adelina Ismajlit duke thënë se ajo ka qenë idhulli i saj në fëmijëri por nuk ka zbuluar më tepër se kaq ndonëse fansat menjëherë filluan të aludojnë për një bashkëpunim mes tyre.
Sipas “Express”, Rina në emisionin e mëngjesit në T7, #gjesi, ka deklaruar se është duke punuar shumë në realizimin e projekteve të reja dhe të cilat sipas saj, do të jenë super këngë.
Në mesin e këngëve të reja, Rina ka treguar se do të sjell edhe një bashkëpunim me divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili.
Ajo në #gjesi ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë ripërpunim i një prej këngëve të Adelinës, ndaj dhe suksesi është i garantuar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



