E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Befason Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë te Kryeministria!
Lajme

Befason Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë te Kryeministria!

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaron se protesta e nisur prej tij dhe mbështetësve të tij përpara Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj.

Sipas tij, ky model proteste synon të shërbejë si shembull qëndrese dhe të nxisë pjesëmarrje edhe më të madhe të qytetarëve pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin ‘Ku janë numrat?’, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”, është shprehur Lapaj për A2 CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.