E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bejko reagon pas komentit të Këlliçit: Do ta heq xhaketën këtu? Kam goditje në trup! Deputeti zbulon kur do të mbahet protesta e radhës
Politikë

Bejko reagon pas komentit të Këlliçit: Do ta heq xhaketën këtu? Kam goditje në trup! Deputeti zbulon kur do të mbahet protesta e radhës

Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko ka debatuar me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, lidhur me protestën e 8 janarit.

 Ndërsa diskutimet u përqendruan te dhuna e mbështetësve të Berishës, Këlliçi i tha Bejkos “je si kokrra e mollës”, koment që revoltoi këtë të fundit që tha se nuk do që ta heqë xhaketën pasi ka shenja në trup.

Këlliçi  tha se brenda këtij muaji do të mbahet protesta e radhës. “Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës. Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës por përballja do të jetë me Edi Ramën”, tha ai.

REPLIKAT

Këllici: Je si kokrra e mollës.

Bejko: Do të heq xhaketën këtu?  Unë s’jam nga ata që të vete të ankohem në polici, nuk dua të bëj viktimën këtu. Tërë natën atë natë kam vjellë, pas emisionit. Kam marrë një mikun tim dhe thotë se mund të jenë shkaktuar nga gazi dhe shembja. Kam goditje në trup, në ije nga këmbët. Do ta bëj si Lela këtu? Ju mohoni dhunën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.