E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Belinda Balluku e mban peng ‘Palloshin e gjatë’ me afera korruptive’
Lajme

‘Belinda Balluku e mban peng ‘Palloshin e gjatë’ me afera korruptive’

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se “mbarë peng” kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive ku, sipas tij, ajo është e përfshirë.

Në postimin e tij, Bardhi shkruan se Balluku, në komunikime të brendshme, përdorte një “pseudonim” për Ramën, duke iu referuar si “palloshi i gjatë”.

“Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është personi që mban peng Edi Ramën për shkak të aferave të përbashkëta korruptive. Ajo ka më shumë ‘tituj’ e pozicione se vetë Rama, përfshirë edhe atë të ‘kandidates për banore të Burgut të Grave në Pojskë’,” shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Akuzat e Bardhit vijnë në një kohë kur Balluku është thirrur nga SPAK për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për çështje që lidhen me kontrata publike dhe tendera strategjikë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

As zëvendëskryeministrja Balluku dhe as zyra e kryeministrit nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të Bardhit.

Postimi i plotë:

 

 

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.

Ajo rezulton se aktualisht është:
👉 Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
👉 Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
👉 Deputete e interesit personal (Deputete);
👉 Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
👉 Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
👉 Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
👉 E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!

Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.