E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ben Blushi hap ekspozitën “Shqiptarë të panjohur” në krah të Edi Ramës në Kryeministri
Lajme

Ben Blushi hap ekspozitën “Shqiptarë të panjohur” në krah të Edi Ramës në Kryeministri

Albert Mero

Në ambientet e COD-it, në zemër të Kryeministrisë, është çelur ekspozita “Shqiptarë të panjohur” e autorit Ben Blushi, një koleksion prej 42 fotografish që sjell në vëmendje fytyra dhe histori nga Shqipëria e thellë dhe e harruar. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, duke i dhënë një profil të veçantë kësaj ekspozite artistike, por edhe simbolike për lidhjet mes artit dhe politikës në Shqipëri.

I ftuar në ekspozitë ishte edhe këshilltari politik në Ambasadën e Francës në Tiranë, Renaud Dorlhiac, njëkohësisht studiues i fotografisë shqiptare.

I impresionuar nga puna e Blushit, Dorlhiac u shpreh se ndonëse autori nuk është një profesionist i fushës, sytë e tij janë ata të një mjeshtri të vërtetë.

“Erdha këtu për një takim, pa njohur asgjë për ekspozitën, por kam zbuluar, për mua, vërtet një fotograf të jashtëzakonshëm. E di që s’është profesionist, por ka një shikim profesionisti. Shumë faleminderit dhe ejani të gjithë për të parë e zbuluar këtë gjë,” tha Dorlhiac.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ben Blushi ndau disa prej momenteve të hapjes së ekspozitës, ku krahas fotografive, vihej re edhe prania e figurave të larta të shtetit. “SHQIPTARË TË PANJOHUR” – kështu e titullon Blushi ekspozitën që, sipas tij, sjell në vëmendje njerëzit që zakonisht nuk shihen, nuk dëgjohen dhe nuk dokumentohen.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 prill në COD, me orare:

  • E hënë – e premte: 09:30 – 20:00
  • E shtunë: 09:30 – 12:00

Një ngjarje ku fotografia takon politikën, dhe ku një ish-politikan kthehet në artist për të rrëfyer realitete që shpesh mbeten në hije.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.