Ben Blushi ikën në Kosovë, Majlinda Bregu e zëvendëson në TV
Pas largimit si drejtues i medias EuroNews Albania ish Politikani, gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi duket se është zhvendosur në Kosovë. Nuk dihet nëse ky largim do të jetë afatgjatë apo provizor në varësi të kontratës së re të punës.
Burime në Euronews Albania bënë me dije se z.Blushi do të marrë drejtimin e medias KlanKosova. Aktualisht drejtore e informacionit në Euronews është emëruar Anta Muçaku, gazetare me përvojë dhe talent.
Edhe pse zyrtarisht ska një konfirmim EuroNews pritet të drejtohet nga ish politikania znj.Majlinda Bregu.
Pak javë më parë prokuroria e posaçme bastisi shtëpinë e z.Blushi në kërkim të provave në lidhje me dosjen Inceneratori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



