E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benet Beci s’pyet për SPAK, ‘qeras’ Arbër Abazin me 880 mijë €
Lajme

Benet Beci s’pyet për SPAK, ‘qeras’ Arbër Abazin me 880 mijë €

Dyshime për garë fiktive

Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur një procedurë prokurimi për shërbimin e mbledhjes dhe transportit të mbetjeve urbane, duke ia dhënë kontratën kompanisë Alko Impex Construction për një vlerë rreth 880 mijë euro dhe me afat zbatimi 8 muaj.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, fondi limit i tenderit ishte 87.3 milionë lekë dhe në garë kanë marrë pjesë dy kompani. Megjithatë, procesi nuk ka reflektuar konkurrencë reale, pasi vetëm një ofertë ka rezultuar efektivisht konkurruese.

Kompania fituese ka paraqitur ofertë prej 84.3 milionë lekësh, ndërsa subjekti tjetër, Rej shpk, nuk ka ofruar një çmim konkurrues, duke e kthyer procedurën në një formalitet. Në këto kushte, Bashkia e Shkodrës ka shpallur fitues subjektin e vetëm që mbeti realisht në garë, çka ngre pikëpyetje mbi standardet e konkurrencës dhe transparencës në prokurimet publike.

Kjo kontratë vjen në një moment të ndjeshëm institucional, pasi kryebashkiaku Benet Beci ndodhet në proces gjyqësor pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa pronari i kompanisë fituese, Arbër Abazi, është përmendur në hetime të Prokurorisë së Posaçme për disa tendera të rëndësishëm.

Në këtë aspekt, ku emra institucionesh dhe biznesesh shfaqen shpesh në të njëjtin rreth hetimesh, situata krijon perceptimin e një sistemi ku procedurat publike zhvillohen më shumë si detyrim formal, sesa si një garë e mirëfilltë dhe transparente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.