Nga Benet Beci te Miri e Jul Deda, Rogerti sfidon me emra VIP-at
“La Bomba” i vë “flakën” rrjetit në prag të ndeshjes së zjarrtë Angli-Argjentinë
Kush humb, duhet të presë totalisht flokët
Rogert Sterkaj ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me një video provokuese dhe plot humor, ku sfidon publikisht disa nga emrat më të njohur për një përballje simbolike lidhur me ndeshjen e shumëpritur Angli–Argjentinë.
“La Bomba” siç njihet ndryshe, nuk kursehet në deklaratat e tij, duke përmendur drejtpërdrejt disa personazhe të njohur të jetës publike dhe medias në Shqipëri. Ai i fton ata në një sfidë të hapur, duke i ndarë “kampet” mes tifozëve të Anglisë dhe atyre të Argjentinës.
“Kur e dhashë sfidën, nuk e dhashë për ju që jeni tullacë… unë dua ndonjë që i do flokët,” shprehet ai me tone ironike në video, duke shtuar më tej emra konkretë që, sipas tij, mund të pranojnë përballjen.
Sterkaj përmend mes të tjerëve Benet Becin, Mirin e West Side Family, Monika Kryemadhin, Arber Hajdarin, Ledion Liçon dhe aktorin Jul Deda, duke i sfiduar hapur për një reagim publik.
“Hajde, kush do të më sfidojë? Ku jeni ju trimat e Messit? Unë jam trimi i Anglisë,” deklaron ai, duke e kthyer sfidën në një duel simbolik mes tifozërisë së dy kombëtareve historike të futbollit.
Videoja është pritur me reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë komentuar si një përzierje mes humorit, provokimit dhe spektaklit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga personazhet e përmendur do t’i përgjigjet sfidës së Rogertit.
Në një kohë kur ndeshjet e mëdha ndezin gjithmonë debat dhe pasion mes tifozëve, duket se këtë herë loja ka nisur shumë përpara se të bjerë bilbili i arbitrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



