E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BERAT/ Kishte dalë për të kullotur bagëtitë, masivi i gurëve i merr jetën 50 vjeçarit
Publik News

BERAT/ Kishte dalë për të kullotur bagëtitë, masivi i gurëve i merr jetën 50 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën.

50 vjeçari V.C kishte dalë për të kullotur bagëtitë afër një firme të nxjerrjes së gurëve dekorativë në fshatin Karkanjoz, kur një masiv gurësh e kanë zënë poshtë dhe i kanë marrë jetën.

Bëhet me dije se ai ishte ulur të pushonte poshtë gurëve, por një rrëshkitje e gurëve e ka zënë poshtë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për te hetuar rrethanat që sollën vdekjen e 50 vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.