E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Beteja ime me Soros që në 1993. Rrjeti i tij, mafie nga më të rrezikshmet…
Lajme

Berisha: Beteja ime me Soros që në 1993. Rrjeti i tij, mafie nga më të rrezikshmet…

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se Sorosi me netëorkun e tij bllokoi krijimin e KLP-së. Berisha tha se betejën me George Soros e ka prej vitit 1993, ndërsa i drejtoi një apel disa prej emrave që janë të përfshirë në rrjetin Soros që të largohen nga ai që e quajti “networku mafioz”.

“Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një network mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri, në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.

Këto konsiderata për Sorosin i kam që në 1993 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi.

Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe netëorki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.

Beteja ime me Sorosin është që në vitin ‘93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.